Pazaret e grupit, ekzekutohet ne ndjekie shqiptari
Prishja e pazareve dhe mosmarreveshjet ne grup perfundojne me ekzekutimin ne atentat te nje shqiptari rezident ne Tarragona te Spanjes. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e se shtunes ne zonen e frekuentuar prej turisteve, Cambrils, midis Caravaning dhe Gran Bufet, kur deshmitaret vune re dy makina qe ecnin ne shpejtesi dhe shkembenin zjarr me bresheri armesh. Roja Civile qe shkoi ne vendngjarje zbuloi kufomen e nje te riu te moshes 25-30 vjec, i identifikuar si Alfons C., qe kishte marre nje plumb ne koke dhe tjetrin ne trup. I demtuar lehte mbeti edhe nje turist qe gjendej rastesisht ne rruge. Gjate kontrollit te zones u zbulua edhe nje autoveture "Citroen Saxo", brenda se ciles u gjet nje arme pistolete qe dyshohet te jete perdorur nga 2 autoret qe u pane prej kalimtareve. Ky eshte incidenti i dyte mes grupeve ekstrakomunitare ne zonen afer Barcelones, ndersa nje jave me pare u sulmua nje lokal nate me arme "Bar Bohemio", prone e nje cifti, po qe per fat te mire nuk pati viktima.
Eshte cilesuar nje ngjarje teper e rende ajo qe ka ndodhur duke u zbardhur dita e shtune ne Tarragona, ndersa grupi hetimor qe po investigon krimin nuk ka dhene detaje per shkak se dyshohet per nje bande te mireorganizuar te trafiqeve. Sipas hetimit paraprak mesohet se viktima, shqiptari Alfons C., ka qene per nje kohe te gjate ne shoqerine e dy personave te tjere, derisa ka nisur konfrontimi ne zonen e Cambrils, kur kalimtaret pane dy mjete me shpejtesi dhe personat brenda saj qe nisen te gjuanin nga xhamat me arme. Kjo perplasje ka perfunduar afer nje distributori karburantesh, ku i riu ka dale nga rruga me mjetin e tij. Agresoret arriten te largohen me shpejtesi pasi jane siguruar per vdekjen e kundershtarit, qe ka marre nje plumb fatal ne koke. Sipas deshmitareve, ata jane arratisur drejt autostrades N-340, qe te con per ne qytetin e Barcelones.
Policia e Tarragano deklaroi dje pas hetimeve te kryera se ngjarja ka ardhur si pasoje e perplasjes mes dy grupeve te se njejtes kombesi. Ekspertet arriten te zbulonin se viktima quhej Alfons C., por nuk dhane mbiemrin e plote te tij dhe nese kishte qene me pare i proceduar. Deshmitaret treguan se "tre persona jane takuar se bashku dhe kane qendruar ne zone per nje kohe te gjate derisa nisi konfrontimi me arme". Kalimtaret pane dy makina, nje "Citroen Saxo" dhe nje tjeter ne ngjyre jeshile, modeli i se ciles eshte ende i papercaktuar, pasi e kane marre autoret. Mjeti se bashku me trupin e pajete u gjeten prane pikes se karburanteve e gazeve "Shell", ne kufi te zones turistike dhe shume te frekuentuar te Cambrils. Makina "Citroen" ne ngjyre gri, me targa B-4883-WN, drejtohej nga viktima Alfons C.. Ekspertet vune re se ne makine dhe xhamat e saj ka patur shume vrima te shkaktuara prej plumbave.
Perg. A.Qoraj
Policia ne alarm, rrethohet zona
Zona e Cambrils eshte e preferuar nga turistet per shkak te klimes se saj. Ngarja e rende ka alarmuar vizitoret e shumte qe frekuentonin objektet ne qytet. Per shkak te rendesise ne vendngjarje kane shkuar pervec ambulances dhe mjekeve, patrullat e sherbimit, policia gjyqesore, Roja Civile, Skuadra Speciale dhe policia vendore e Tarragano. Autoret para se te largoheshin mesohet se kane hedhur armen brenda ne mjetin e viktimes, fill pasi jane siguruar per vdekjen e tij. Deshmitaret arriten te dallojne makinen ngjyre jeshile te atentatoreve qe eshte larguar drejt qytetit te Barcelones.
Plagoset dhe turisti lindor
Gjate kontrollit te zones, policia gjeti edhe nje tjeter person qe ishte plagosur lehte nga bresherite e plumbave te pakontrolluar qe vinin prej dy makinave. Fillimisht hetuesit dyshuan se behej fjale per nje prej anetareve te grupit te sulmuar, por me pas u deklarua se ai ishte thjesht nje turist qe gjendej per te vizituar Spanjen. Policia e dalloi nga gjaku ne xhaketen e tij, ndersa u dergua drejt spitalit per mjekim. I plagosuri pas marrjes ne pyetje rezultoi se ishte me origjine nga vendet orientale dhe shoqerohej nga nje tjeter bashkatdhetar i tij, ndersa gjendeshin per pushime ne Cambrils.
Viktima:
Alfons C., 25-30 vjec
Shqiptar
Rezident ne Spanje, Tarragona
Sekuestruar:
Nje makine "Citroen Sax"
Nje pistolete
Disa gezhoja