E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feston ditelindjen, aksidentohet per vdekje shqiptari

Itali- Nje shqiptar ka mbetur i vdekur ne nje aksident rrugor ne nje province ne Itali. I riu 22-vjecar me origjine nga Shqiperia, i cili ende nuk eshte identifikuar, ka qene duke ecur me nje ciklomotor, ne momentin qe eshte perplasur nga nje makine duke gjetur dhe vdekjen. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e policise, te cilat kryen dhe hetimet e para. Sipas te dhenave, ngjarja e rende ka ndodhur ne Mandolossa, ne komunen Gusago. Viktima kthehej per ne shtepi dhe sapo kishte perfunduar festimet per ditelindjen, kur eshte perplasur nga nje makine. Sipas policise, pas aksidentit, mjeti me te cilin udhetonte shqiptari ka perfunduar jashte rruge, duke gjetur dhe vdekjen.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›