Dogji avionin ne Glasgou, ekstradohet shqiptari
Nje 35 vjecar shqiptar qe akuzohet per zjarrevenien e nje avionic BMI 49 ne aeroportin e Glasgout tre vjet me pare, eshte ekstraduar mengjesin e djeshem nga Irlanda per ne Skoci. Autoritetet policore vendase i deklaruan mediave se i riu resident prej vitesh ne ishullin irlandez akuzohet se i kishte vene flaken mjetit fluturues duke tentuar te hidhte ne ere depoziten e karburantit. Emri i tij nuk eshte publikuar ende per arsye sigurie, pasi ngjarja ka mbetur ende e pazbardhur plotesisht per motivet e saj. Ngjarja ndodhi ne 22 janar te vitit 2005 ne aeroportin kombetar te Glasgout, oret e para te mengjesit. Shqiptari kishte arritur te kalonte gardhin e sigurise dhe te futej ne aeroport. Avioni u demtua rende pasi ishte perdorur nje sasi karburanti per t'i vene zjarrin. Per kater ore aeroporti mbylli fluturimet deri ne kthimin e sigurise ne ambientet ku perpunohen 8,2 milione pazagjere ne vit. Nga ngjarja nuk pati te plagosur, nderkohe qe i dyshuari u kap pas ngjarjes ne Irlande dhe u ekstradua mengjesin e djeshem. Arrestimi u be nga policia e Strathclyde, qe njoftoi se 35 vjecari do i vihet ne dispozicion drejtesise skoceze qe prej dites se hene.