E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH pret 16 lidhje te paligjshme, prangosen 6 vete

Nje operacion blic per prerjen e lidhjeve te paligjshme te energjise elektrike ne zonen e Laprakes eshte kryer gjate oreve te vona te dy neteve me pare. Ne kete zone banoret nepermjet lidhjeve te paligjshme vidhnin energji elektrike kolektivisht jashte matesve ndonese jane te gjithe te pajisur me mates te energjise elektrike. KESH-i ne bashkepunim me Policine elektrike dhe ate te rendit zhvilloi operacionin, i cili e kishte pikenisjen nga nje mesazh celulari. Ka qene nje nga banoret e pallatit, i cili i ka derguar nje sms, drejtorit te Pergjithshem te KESH-it, Gjergj Bojaxhi ku thuhej se cdo dite pas ores 21:00 te mbremjes, banoret kryenin lidhje jashte matesve per te marre energji elektrike duke shkelur ligjin. Ne perfundim te aksionit u arrestuan 6 persona dhe u nderprene 16 lidhje te paligjshme ndersa verifikimet vazhdojne. Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi deklaroi se "te gjithe keta persona do te kalojne ne prokurori per ndjekje penale. Kjo nuk ka te bej me teper me faktin se kane vjedhur, por me fenomenin social qe kane shkaktuar. Nderkohe, ai theksoi se puna per nderprerjen e lidhjeve te paligjshme do te vijoje intensive dhe e ashper edhe gjate ketij viti.

Te dhena:
667 mije lidhje te paligjshme jane prere
407 raste abuzimi jane derguar ne prokurori
54 punonjes te KESH jane shkarkuar
157 elektriciste jane pushuar nga puna
93 faturiste jane larguar nga detyra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›