E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie zjarr në një magazinë te Ali Demi, zjarrfikësit: Situata nën kontroll

Tiranë, 22 prill, NOA Një zjarr i papritur ka rënë paraditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e saj, pasi flakët dhe tymi po përhapen të favorizuara edhe nga ndikimi i erës.

Të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri ka rënë konkretisht në ish-pularinë e vjetër të kësaj zone, e cila sot përkon me një magazinë, në të cilën gjenden mjete të ndryshme pune.

Nga ana e tij, Haki Hoxha, drejtor i Zjarrfikësve të Tiranës, ka bërë të ditur për mediat se situata gjendet nën kontroll dhe se për pak kohë do të munden të shuhen flakët e shkaktuara prej zjarrit.

Sipas tij, çka e vështirëson pak vendin është trafiku i rënduar në këtë zonë si edhe ndodhja e shumë godinave të tjera pranë kësaj magazine.

Ndërkaq, tymi po vazhdon të shqetësojë dhe të mbledhë pranë vendngjarjes banorët e Ali Demit. (vijon) ...

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›