Rumunët në EULEX kapen duke kontrabanduar

(E plotësuar) Disa punonjës rumunë të misionit të BE-së në Kosovë – EULEX janë kapur duke kontrabanduar cigare dhe pije alkoolike, në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, Bllacë.
EULEX-i ka njoftuar sot se për këtë “incident” tashmë i ka informuar Brukselin, sikurse dhe autoritetet e Rumanisë.
“Shefi i misionit është informuar nga personi kontaktues për shtetasit rumunë në lidhje me incidentin e ndodhur në kufirin me IRJM, ku të përfshirë ishin pjesëtarët rumunë të EULEX-it. Shefi i misionit veproi menjëherë dhe e informoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë dhe autoritetet e tij më të larta në Bruksel në lidhje këtë çështje”, njofton Zyra e Informacionit e EULEX-it.
“EULEX-i i trajton këto raporte me një seriozitet të jashtëzakonshëm dhe me këtë rast shefi i misionit ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm të këtij rasti”, thekson komunikata shpërndarë medieve.
Më herët, Doganat e Maqedonisë kishin njoftuar se doganierët nga vendkalimi kufitar Bllacë kanë ndalur një tentim për futjen jolegale të një sasie të madhe të cigareve dhe pijeve alkoolike.
“Në mëngjes për hyrje në vend është paraqitur autobus me targa regjistrimi të Rumanisë, i drejtuar nga një shtetas rumun, në të cilën kanë qenë 16 pasagjerë, të gjithë shtetas rumunë të punësuar në misionin EULEX në Kosovë. Gjatë kontrollit doganor të autobusit në bagazhin dhe në çantat e udhëtimit është zbuluar sasi e madhe e cigareve dhe alkoolit”, kanë njoftuar Doganat e Maqedonisë.
Me këtë rast janë kapur 341 steka cigare të llojeve Bond, Monte Karlo, Manchester, Pall Mall, Winston, Lucky Strike dhe LM, si dhe 133 litra pije alkoolike të ndryshme – uiski, konjak, xhin, tekila dhe vodka.
Gjatë bisedës informative është konstatuar se 178 steka cigare kanë qenë në pronësi të ngasësit të autobusit, ndërsa 163 stekat e mbetura dhe pijet alkoolike kanë qenë në pronësi të pasagjerëve.
Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar. Kundër ngasësit të autobusit do të ngrehet kallëzim penal, ndërsa kundër pasagjerëve do të nisin procedurat kundërvajtëse për vërtetimin e përgjegjësisë së tyre para Komisionit për zgjidhje sipas kundërvajtjes pranë Drejtorisë doganore, thuhet në njoftimin e Doganave.
Nga ana tjetër, EULEX-i thotë se posedon një kod të rreptë të mirësjelljes dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura.
EULEX-i dëshiron të theksojë së autoritet rumune janë duke u marrë urgjentisht me këtë rast, veçanërisht pasi ai ka ndodhur jashtë Kosovës dhe ku u përfshinë pjesëtarët rumunë të misionit që ishin në pushim.