Berisha merr pjesë në nisjen e autostradës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë - Merdar, këtë të diel.
Vizita e Berishës bëhet me ftesën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Në njoftimin shpërndarë medieve thuhet se kryeministri shqiptar e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor.
Ceremonia e nisjes së punimeve të pjesës kosovare të “udhës së kombit”, sikur po quhet autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, do të mbahet më 25 prill, në Vërmicë, me fillim në ora 13.