Hasani insiston në rezolutën për krimet e komunizmit

Deputeti Nait Hasani, ka përsëritur kërkesën e tij për dënimet e krimeve të komunizmit, duke shtuar edhe kërkesa të tjera për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe për Universitetin e Prishtinës që të heqin titujt akademik dhe titujt e nderit për ish udhëheqësit komunistë.
Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që janë persekutuar nga sistemi komunist që t’i bashkohen iniciativës së tij.
Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, ka thënë se duhet kuptuar partitë politike që duan t’i heshtin këto krime për shkak të votave të tyre, mirëpo ka kërkuar nga shoqëria civile dhe qytetarët t’i bashkohen kërkesës për dënimin e krimeve të shkaktuara nga komunizmi për 50 vjet.
“Unë kam kërkuar dhe kërkoj edhe njëherë dhe ftoj gjithë qytetarët që kanë qenë të persekutuar, të ndjekur dhe të gjykuar në ish sistemin komunist, t’i bashkohen kësaj iniciative time që të dënohen krimet e komunizmit. Ftoj shoqërinë civile që të veprojë me standarde evropiane, ngase i kuptojmë partitë politike të cilët kanë dalë me njoftime të ndryshme që për hir të votave të tyre të heshtën këto gjëra të krimeve të komunizmit. Kërkoj nga Akademia e Shkencave që të shpërblyerit me tituj akademik t’u hiqen titujt, si Sinan Hasanit, dhe Universiteti i Prishtinës të heq titullin ‘Honoris Causa’ për Titon. Do të kërkoj që kjo iniciativë të bëhet edhe më tutje në Kuvendin e Kosovës, një rezolutë që do t’i dënojë krimet e komunizmit”, ka thënë ai.
Duke iu përgjigjur akuzave të disa prej ish udhëheqësve komunistë, të cilët deputetin Hasani e kanë quajtur të sëmurë psikik, ai ka thënë se kjo është dëshmi që ata as sot nuk kanë hequr dorë nga mentaliteti i së kaluarës së tyre komuniste.
“Unë mendoj që njerëzit, të cilët kanë sunduar në diktaturë dhe kanë qenë pjesë e sistemit komunist, këto akuza na i kanë konfirmuar dhe na konfirmojnë përsëri edhe njëherë faktin se ata kanë mbetur në mentalitetin e diktaturës së sistemit komunist. Diktatura komuniste unë mendoj që edhe atëherë edhe sot mundohet përmes përfaqësuesve të kësaj diktature që të na shpallin të sëmurë, sepse edhe atëherë kur nuk kanë mundur të na bëjnë gjë, ose na ekzekutuar, ose na kanë shpallë të sëmurë psikikisht ”, është shprehur deputeti Hasani.
Megjithëse nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi të martën është thënë se Kuvendi nuk do të merret me të kaluarën, por do të punojë për të nxjerrë ligje për jetë më të mirë të qytetarëve, Hasani beson se legjislativi i vendit shumë shpejt do ta nxjerrë një rezolutë që do të dënonte krimet e komunizmit, ngase kjo është edhe kërkesë e BE-së.
Hasani, ka theksuar se kryeparlamentari Krasniqi ka shprehur qëndrimin e institucionit që drejton, kurse ai prezanton qëndrimet individuale rreth të cilave ka thënë se ka mbështetje të përditshme nga qytetarët e Kosovës. /kosovapress/