E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni bie pergjimi i gjyqtarit

/ /

Me nje vendim te saj te shpallur pak dite me pare Gjykata e Tiranes ka rrezuar pergjimin privat te nje shtetasi ndaj gjyqtarit duke konsideruar keshtu te paperdorshme proven kryesore qe ndodhej ne dosje. Vendimi i Gjykates se Tiranes i shpallur nga gjyqtari Arben Micko ka ardhur pas nje ankese te bere nga Qani Hasa ish-gjyqtar ne Elbasan aktualisht i pezulluar nga detyra dhe i zhveshur nga imuniteti i gjyqtarit me vendim te Keshillit te Larte te Drejtesise. Shkaku kryesor i shpalljes se pergjimit si prove e pavlefshme ka qene fakti se regjistrimi eshte kryer pa autorizimin e gjykates apo Prokurorise nga nje person privat i cili me pas e ka paraqitur ate si kallezim ne Prokurori duke fshehur edhe identitetin e tij. Pas me teper se nje viti qe kur KLD-ja ne mbledhjen e dates 2 nentor 2009 i hoqi imunitetin gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa duket se eshte me prane se kurre lirimit nga akuza per korrupsion.
Historia
Me daten 24 shkurt 2009 ne Prokurorine e Elbasanit nje shtetas i veteidentifikuar me emrin Ibrahim Hoxha ka mberritur nje kallezim penal ndaj gjyqtarit Qani Hasa. Bashke me kallezimin ne zarfin me dokumente ishte vendosur edhe nje disk kompjuteri ne te cilin ndodhej nje bisede qe pretendohej se ishte regjistruar mes nje qytetari i aferm i nje te arrestuari dhe gjyqtarit Qani Hasa. Prokuroria e Elbasanit pasi shqyrtoi materialin konstatoi se personi qe kishte bere kallezimin ishte veteidentifikuar si shtetasi Ibrahim Hoxha. Duke qene se gjyqtari i akuzuar ndodhej ne detyre ne Elbasan dosja kaloi per hetim ne Prokurorine e Tiranes ne menyre qe procesi te mos ndikohej nga i dyshuari. Me 9 mars 2000 Prokuroria e Tiranes regjistroi procedim penal ndaj gjyqtarit Qani Hasa per akuzen e Korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te drejtesise. Kjo dosje u hap bazuar ne kallezimin e percjelle nga Prokuroria e Elbasanit ku ndodhej padia e nje shtetasi te quajtur Ibrahim Hoxha dhe nje minidisk kompjuteri me nje incizim audio. Me 16 tetor 2009 Prokuroria regjistroi zyrtarisht si te dyshuar per korrupsion gjyqtarin Qani Hasa. Ai u vu ne dijeni te akuzes se ngritur ndaj tij ku behej fjale per vendimin penal te dhene ndaj shtetasit Gerond Ocka i gjykuar nga Qani Hasa ne Gjykaten e Elbasanit. Prokuroria beri me 21 korrik 2009 akt-ekspertimin e zerit ne biseden e pergjuar dhe me pas me 5 tetor 2009 beri edhe nje akt ekspertimi akustik te bisedes.
Reagimi i gjyqtarit
Ish-gjyqtari i Elbasanit e ka kundershtuar qe ne Prokurori perdorimin e pergjimit per ngritjen e akuzes ndaj tij. Qani Hasa ka sqaruar se procedimi penal ndaj tij eshte regjistruar mbi bazen e nje te ashtuquajturi kallezim te nje shtetasi te identifikuar si Ibrahim Hoxha dhe nje minidisku kompjuteri me nje incizim audio. Me keto prova sipas gjyqtarit Prokuroria pretendoi se ai kishte marre nje sasi lekesh ne kembim te nje favori ne gjykimin e nje ceshtjeje penale te vitit 2007 ne ngarkim te nje denuari te quajtur Gerond Ocka akuzuar per mbajtjen e lendeve narkotike dhe armeve luftarake. Pikerisht bazuar ne vendimin e Prokurorise per hapjen e dosjes penale sipas gjyqtarit thuhej se emri i shtetasit qe ka derguar kallezimin dhe minidiskun Ibrahim Hoxha eshte fiktiv pasi nuk ekziston shtetasi i quajtur Ibrahim Hoxha si dhe adresa e dhene nga ky kallezues. Sipas gjyqtarit shtetasi lirim Ocka qe duhet te jete babai i nje shtetasi i cili eshte denuar nga shtetasi Qani Hasa kur ka qene gjyqtar ka mohuar te kete lidhje me biseden e regjistruar.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›