E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bielsa pret Abramovichin

Trajneri i Athletic Bilbaos, Marcelo Bielsa ka refuzuar dy takime me përfaqësues të Chelseas për zhvillimin e negociatave për angazhimin e tij në postin e menaxherit në gjigantin londinez, sepse dëshiron të bisedojë vetëm me pronarin e klubit, Roman Abramovich.

Tabloidi britanik Daily Mirror ka njoftuar se Bielsa është shndërruar në kandidat për menaxher të ri të Chelseas pas fitores që arriti me Bilbaon ndaj Manchester Unitedit në Europa League të enjten por ka njoftuar klubin londinez se nuk do të flet me “persona që përfaqësojnë të tjerët”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›