Wenger, me fat që është në Arsenal

Fabregas, i cili braktisi Arsenalin për Barcelonën gjatë verës së vitit të kaluar, ende përcjell ish-skuadrën e tij në Premierligë dhe beson se tifozët duhet të kenë durim dhe të përkrahin menaxherin Arsene Wenger, edhe pse skuadra pritet të përfundojë sezonin e shtatë pa fituar asnjë titull.
“Ende kam lidhje të fuqishme me Arsenalin dhe sigurisht se mërzitem kur i shoh duke humbur. Por, Wenger e njeh mirë klubin dhe do që të rikthejë suksesin. Puna e trajnerit është shumë e vështirë dhe ju gjithmonë do të kritikoheni kur gjërat nuk shkojnë mirë”, tha Fabregas për The Sun.
“Por, kjo ndodh në çdo klub në botë e shembull perfekt është Barcelona, ku skuadra ka fituar rreth 15 prej 17 titujve të fundit e prapë ka të atillë që janë të shqetësuar sepse këtë sezon ekipi është i dyti në ligë prapa Real Madridit. Në Spanjë, presioni është 1000 herë më i madh ndaj trajnerit. Në Angli, tifozët i japin kohë trajnerit si dhe kujtojnë atë që ka bërë vite më parë. Në Spanjë, ata nuk kujtojnë as çka keni bërë para një jave. Është çmenduri”, përfundoi ai.