E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Drita e nis keq

Drita nuk ka arritur ta shfrytëzoj kiksin e Prishtinës për të dal në krye të renditjes tabelore në Superligë. Gjilanasit janë befasuar në shtëpi nga skuadra e Trepçës e cila i mundi me rezultat 1:2.

Mysafirët, të cilët janë përforcuar gjatë dimrit e kanë nisur më mirë takimin duke sulmuar portën e vendaseve. Iniciativa e ‘xehetarëve’ u konkretizua në minutën e 8’të kur Shpëtim Babaj nga gjuajtja e lirë kaloi në epërsi Trepçën 0:1.

Vetëm shtatë minuta më vonë mysafirët dyfishuan epërsinë në 0:2 nëpërmjet Argjend Mustafës i cili pas një goditje nga këndi me kokë tundi portën e vendaseve.

Pas këtij disavantazhi vendasit u munduan të zvogëlojnë epërsinë por pa sukses. Ndërsa me të filluar pjesa e dytë Drita zvogëloi epërsinë e mitrovicasve në 1:2 me golin e Armend Kastaratit io cili shënoi nga pika e bardh.

Ky gol u dha motiv gjilanasve, të cilët me ngulm e kërkonin golin e barazimit por që nuk e arritën pasi mbrojtja e ekipit mysafir ishte shumë e vëmendshme. Drita mbetet në kuotën e 32 pikëve derisa Trepça me këtë fitore tubon 22 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›