Besa befason Drenicën
Pejanët patën iniciativën në fushë ku në minutën e 31’të nëpërmjet Bernard Berishës kaluar në epërsi prej 0:1. Edhe në pjesën e dytë mysafirët ishin më të mirë dhe kështu në minutën e 53’të shtuan epërsinë në 0:2 me golin e Haxhi Zekës.
Pas këtij disavantazhi vendasit u munduan të barazojnë rezultatin por pa sukses. Krejt çka arritën kuqezinjtë ishte goli i realizuar nga Taulant Dajaku në përfundim të takimit. Me këtë humbje Drenica ka rënë pozitën e dhjetë me 19 pikë derisa Besa është ngjitur në vendin e gjashtë me 25 pikë të tubuar.
Liria – Gjilani 4:1
Liria nuk ka lejuar befasi në shtëpi përball konkurrentit direkt për mbijetesë Gjilanit, të cilin e mposhti me rezultat të thellë 4:1. Mysafirët e kanë nisur më mirë takimin duke kaluar në epërsi me golin e realizuar nga Ismet Ramushi në minutën e 16’të.
Mirëpo bardh e zinjtë menjëherë kanë reaguar duke barazuar rezultatin në minutën e 29’të me golin e përforcimit të ardhur nga Shqipëria Klodian Sulallarit.
Në pjesën e dytë vendasit ishin të pandalshëm ku arritën të realizojnë edhe tre gola të tjerë. Realizator i tyre ishte Alsid Tafili (54’, 58’ dhe 90’) përforcim që erdhi nga Shqipëria gjatë dimrit. Me këtë fitore Liria ka tubuar 20 pikë duke u larguar nga zona e rrezikshme derisa Gjilani bie në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 16 pikë.