Beqiraj shënon në fitore

Fatos Beqiraj ka shënuar gol në fitoren e thellë që skuadra e tij Dinamo Zagreb e arriti si mysafire e Luckos, me rezultat 0:4.
Sulmuesi pejan ka realizuar golin e dytë për kampionin aktual të Kroacisë, në minutën e 42’të. Me këtë gol, ish-futbollisti i Besës së Pejës ka arritur në kuotën e 11 golave të realizuara gjatë këtij sezoni.
Beqiraj është golashënuesi më i mirë i ekipit nga Maksimiri, e po ashtu edhe top shënuesi në elitën e futbollit kroat. Me këtë fitore, Dinamo ka blinduar vendin e parë me 51 pikë të tubuara.