E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien akuzat ndaj Berluskonit

Një Gjykatë në Milano ka shpallur te pavlefshme akuzat për evazion fiskal ndaj Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, duke pezulluar kështu edhe procedimin që kishte nisur ndaj tij. Mirëpo , u vendos vazhdimi i gjykimit të djalit të madh të Kryeministrit, Pier Silvio Berluskoni, ndaj presidentit të rrjetit informativ “Mediaset” dhe nëntë të pandehurve të tjerë.

Ato akuzohen për dëmtim të konkurrencës dhe për abuzim me të drejtat televizive të filmave të transmetuar ndër vite dhe fshehje të një pjese të fitimeve nga shteti. Berlusconi, nuk i ka pranuar kurrë akuzat dhe gjykatësja argumentoi në favor të çlirimit të tij nga hetimi, duke thënë se nuk ka prova që e lidhin 74-vjeçarin me çështjen.

”Të gjithë më pyesin nëse jam i kënaqur nga ky vendim. E vërteta është që nuk di në jam në gjendje të përgjigjem, pasi jam akuzuar për një faj që nuk ekziston”, u shpreh Berluskoni për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve, “ANSA”.Megjithatë, me rënien e këtij procesi telashet gjyqësore të Berluskonit vazhdojnë , i cili duhet të përballet me drejtësinë edhe për tre akuza të tjera, midis të cilave korrupsioni, mashtrim me taksat dhe marrëdhënie seksuale me të mitura.

Seanca e parë për sa i 007 përket personave të tjerë që akuzohen për evazion fiskal do të zhvillohet në datën 22 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›