E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia firmos marreveshje te tregtise se lire me 7 republikat ish-sovjetike

Rusia ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë me shtatë republikat e tjera ish-sovjetike.

Marrëveshja u njoftua pas bisedimeve në Shën Petërburg.

Vendet e tjera të cilat nënshkruan këtë pakt janë Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgistani, Moldavia dhe Taxhikistani.

Kryeministri rus Vladimir Putin, e ka përshëndetur një marrëveshje, duke e cilësuar si një pakt "fondamental" që do të rritë bashkëpunimin rajonal.

"Ne kemi hapur tregjet tona për njëri-tjetrin, që do të thotë se mallrat do të vijnë në tregjet tona me çmime të ulëta, gjë e cila do të sigurojë kushte më të mira. E gjithë kjo, natyrisht, rrit konkurrueshmërinë e të gjitha të ekonomive tona”, tha ai.

Asnjë detaj nuk është dhënë për mallrat që do të përfshihen në këtë marrëveshje.

Marrëveshja e tregtisë së lirë tani duhet të ratifikohet nga parlamentet e tetë vendeve që kanë nënshkruar, përpara se të bëhet efektive në vitin 2012.

Analistët tha se përfshirja e Ukrainës ishte mjaft e rëndësishme, pasi vendi kishte kërkuar më parë lidhje më të ngushta tregtare me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›