Rivalet republikane perballen ne debat
Konkurrenti republikan për president Herman Kein është përballur me sulme ndaj planit të tij për reformimin e taksave nga pothuajse të gjithë kundërshtarët në debatin e partisë në Las Vegas.
Diskutimi i nxehtë në shtetin Nevada thekson ngritjen e zotit Kein si një prej kandidatëve kryesorë në garën republikane për të fituar emrimin e kandidatit presidencial. Ish-manjati i picave nuk ka mbajtur asnjë herë post politik, ka fituar mbështetje për planin e tij për të zëvendësuar sistemin aktual të taksave federale. Kandidatët po ashtu diskutuan ndihmat e huaja, me guvernatorin Rik Perri dhe ligjvënësin Ron Paul që bënë thirrje për shkurtime të thella në shpenzimet për zhvillimin e huaj.
Perry u bë kryesues kur ai hyri në garë në gusht, megjithëse ai u zbeh disi pas disa performancash në debate pa shkelqim dhe fushata të shpërqendruara.
Ndërkohë, ish guvernatori i Masaçusets Mit Romni, i cili është përballur me pikëpyetje mbi fenë e tij Mormone, mbrojti pikëpamjet e tij fetare duke thënë se amerikanët duhet të zgjedhin një president në bazë të pikëpamjeve politike dhe jo besimit fetar. Në sfond te debatit në CNN ka qenen rikthimi i një shteti të shkatërruar me një normë papunësie prej 13.4%, më e larta në SHBA.
Cain u kritikua në fundjavë pasi u konstatua se propozimi do të ngrejë taksat për disa amerikanë. Cain gjithashtu kishte për të kërkuar falje pas thirrjes së tij në fundjavë për një gardh të elektrifikuar përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Një anketë nga CNN para debatit sugjeronte një kryesim nga Romni me 26 për qind ndërkohë që Kein u radhit i dyti me 25 për qind.