E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien çmimet e karburantëve

Pas një odiseje të gjatë të çmimeve stratosferë të karburanteve, dje nafta dhe benzina kanë shënuar rënie në tregun e brendshëm. Në karburantèt e kryeqytetit, nafta është tregtuar me 152 lekë/ litër, nga 162 lekë që tregtohej ditë më parë, ndërsa benzina është tregtuar me 150, nga 155 lekë. Sipas tregtarëve të karburantëve, në rënien e çmimeve të këtij produkti ka ndikuar tregu ndërkombëtar. Duke iu referuar agjencisë “Bloomberg”, një fuçi naftë është tregtuar me 85.58 dollarë. Çmimet e karburanteve kanë nxitur një situatë të nderë në vend ditë më parë, duke sjellë edhe reagimin e shoqatës së gazit. Shoqata në fjalë, pak ditë më parë deklaroi bllokimin e shitjes së gazit në të gjitha pikat e tregtimit të tij dhe çoi për kallëzim penal Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahia. Sipas shoqatës, çmimi i lartë i gazit dhe naftës në tregun vendas vjen si rezultat i bllokimit të Petroliferas. Sipas saj, 3 furgona të tatimorëve kanë bllokuar furnizimin me gaz dhe se kjo situatë është bërë e pamundur për Kompaninë, Shoqatën dhe konsumatorin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›