E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien dhurimet me pagese spitalet prape ne krize per gjak

Nga Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka ardhur dje nje fakt shpresedhenes gjate nje konference ku ai ka deklaruar se ka renie te dhurimeve te gjakut me pagese dhe aktualisht vetem 19 e gjakut sigurohet me lek. Megjithate spitalet vuajne mungesen e dhuruesve te vazhdueshem pa pagese. Aksidentet e viteve te fundit si dhe traumat ne rritje kerkojne gjithnje e me shume nje sasi te konsiderueshme gjaku. Rezervat e tij ne spitale duhet te sigurohen nga dhurimi vullnetar i tij gje qe vitet e fundit po vihet ne zbatim ne vendin tone. Sipas te dhenave zyrtare gjate vitit 2010 jane regjistruar 24 094 dhurime vullnetare kundrejt 14 dhurime te regjistruara ne 2005 vit kur ka filluar dhe zbatimi i strategjise kombetare per gjak te sigurt. Nga 4.5 dhurime per banore regjistruar ne 2005 ne 2010 kemi 6.8 dhurime per 1000 banore. Qe te jemi te mjaftueshem ne gjak dhe produkte te tij duhet te kemi te pakten 20 dhurime per 1000 banore.

Nese ne vitin 2005 rreth 80 per qind e sasise se gjakut sigurohej nga dhurues me pagese sot vetem 19 per qind e kesaj sasie sigurohet nga keto dhurues. Ka gati nje vit qe nuk eshte regjistruar asnje dhurues i ri me pagese ne bankat e gjakut dhe grupi qe perben 19 per qind-shin jane dhurues te vjeter - eshte shprehur ministri i shendetesise Petrit Vasili. Edhe Organizata Boterore e Shendetesise ka vleresuar progresin e Shqiperise ne ceshtjet e sigurise se gjakut nderkohe qe i ka bere serish apel strukturave te shendetesise te vazhdojne fushaten sensibilizuese per dhurimin vullnetar te gjakut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›