Bien interesat e bonove, qeveria merr me pak borxh Eglantina Nasi
Qeveria po kerkon gjithmone e me pak para’ hua nga publiku i gjere, permes ankandeve te bonove te thesarit. Gje e cila, po con ne nje ulje te treguesit te borxhit publik, sikunder edhe ne nje ulje te interesave te tyre. Kjo dukuri konfirmohet nga te dhenat me te fundit, qe referon Ministria e Financave, sipas te ciles, ne ankandet e fundit qe u zhvilluan ne Banken e Shqiperise per bonot e thesarit ne leke me maturim 3-mujor dhe 12-mujor, qeveria kerkoi nje huamarrje nga publiku ne totalin e 12.4 miliarde lekeve. Shume kjo, e cila rezulton me e ulet se ajo prej 14 miliarde lekesh te ofruara prej saj, ne ankandet e meparshme te dhjetorit, apo ate te totalit prej 19 miliarde lekesh, qe qeveria ofroi perkatesisht ne ankandet e muajit nentor. Kjo ecuri, flet per nje renie te kerkeses se qeverise per te marre para’ nga qytetaret, kundrejt interesave te larta. E pikerisht per kete arsye, keto te fundit, kane njohur nje renie te tyre gjate ankandeve te fundvitit. Referuar gjithmone shifrave qe jep ministria e Financave, rezulton se ato kane qene perkatesisht ne nivelet prej 5.03% per bonot me afat maturimi 3-mujor dhe 6.35% per ato 12-mujor. Ne nje kohe, kur ne ankandin pararendes, per te parat interesi ishte ne nivelin vetem 5%, kurse per te dytat, ai rezultonte ne nivelin prej 6.38%. Apo edhe me teper ne muajin nentor, prej 6.41% dhe respektivisht deri ne 6.62% apo 6.78% gjate muajit tetor te ketij viti. Gjithcka duket se flet per nje ulje te normes se borxhit publik, reflektuar ai jo vetem ne huamarrjen me te ulet te qeverise ndaj qytetareve, por nga ana tjeter, edhe ne me pak para’ qe ajo duhet t’u ktheje atyre ne formen e interesave ne perfundim te periudhes se maturimit te bonove te thesarit. Ne kete kendveshtrim, mund te thuhet se borxhi publik, po tregon nje kosto gjithmone e me te ulet per qeverine. Por kjo dukuri, ka edhe nje aspekt tjeter pozitiv, ate te uljes se normave te interesave te kreditimit te sektorit privat, ku kredia ne leke pritet te jete mesatarisht me e lire krahasuar me gjysmen e dyte te ketij viti. Ne perfundim, mund te thuhet se ecuria e huamarrjes publike kete fundviti, po i sherben qeverise per te kursyer me shume prej saj.
Ulen interesat edhe per bonot e thesarit ne monedhen Euro
Nje ulje e dukshme e interesave te bonove te thesarit, duket se eshte vene re gjate ankandeve te fundit edhe per ato te emetuara ne monedhen evropiane, Euro. Konkretisht, ne ankandin e fundit, kur qeveria ofroi blerjen e 200 milione eurove per nje afat maturimi 12-mujor, interesi i tyre rezultoi ne vleren prej vetem 5.01%. Ne nje kohe, kur ky tregues, gjate ankandit te njejte te zhvilluar ne muajin gusht te ketij viti, ishte ne vleren e 5.26%. Dukuri kjo, e cila vihet re po te permendim edhe normen e interesit per te tilla bono, ofruar ne muajin korrik, perkatesisht me e larte, deri ne kufirin prej 5.66%.