E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i Berishes: Kur erdha per here te pare ne Tirane....

Festa e Krishtlindjes ishte nje tjeter eveniment qe e vuri ne mendime kryeministrin Berisha. Duke dashur te ndaje me 255 mije fansat e tij ne Facebook, copeza te jetes se tij, dje z.Berisha ka treguar per here te pare udhetimin e tij te pare ne kryeqytet. Pikenisje ishte vizita qe beri dje ne katedralet e Tiranes. Berisha tregon se ishte 14 vjec kur erdhi per te paren here ne Tirane dhe mbresat e atehershme, edhe sot qe po i afrohet te shtatedhjetave nuk i harron. “Gjate rruges, ne Vaun e Dejes, ura mbi lumin Drin ishte e pasigurt, ndaj dhe na zbriten nga autobusi per te kaluar uren ne kembe. Une perfitova nga kjo dhe vrapova per te vizituar kishen mahnitese, qe ndodhej pak metra larg nga ura, per te cilen kisha lexuar, se ishte kisha me e vjeter e vendit. Ne Tirane erdha dy dite para fillimit te shkolles. Pasi u regjistrova ne shkolle dhe ne konvikt diten e pare, te nesermen, qe ishte dite e diel, i vetem rruges se Dibres, zbrita per ne qender. U solla neper shesh dhe me pas, ne qender te kryeqytetit, vizitova xhamine afer Sahatit. Me pelqeu shume nga jashte, por brenda nuk hyra dot, pasi ishte e mbyllur. Me pas vizitova kishen ortodokse, ndertesa me e madhe ne krah te saj, hijerende dhe shume e madhe, plot me ikona dhe piktura murale. Pak me tutje, vizitova kishen katolike, e cila nuk ishte aq e madhe, por shume e bukur. Ne betejen kunder Zotit, bllokmenet hoxhiste, kishen ne Vaun e Dejes, e hodhen ne ere me dinamit. Kishen e madhe ortodokse dhe kishen katolike afer saj, e rrafshuan dhe ndertuan mbi truallin e tyre, hotel Tiranen dhe hotel Pezen, te bindur se fituan betejen kundra Zotit. Por mashtruan veten. Vertet ata ne nje akt barbarie shkaterruan vlera, thesare perrallore te trashegimise sone, por ja, sot Katedralja e “Ringjalljes se Krishtit” dhe Katedralja e “Shen Palit”, ngrihen madheshtore perseri ne qendren e kryeqytetit tone. Natyrisht nuk kane lashtesine e tyre, por kane krenarine e ringjalljes dhe te deshmimit, se betejat me Zotin dhe ato kunder vlerave, te denojne me honet e historise. Sot bijte e atyre, qe minuan e rrafshuan kishat, xhamite dhe teqete dhe qe ne i permbysem ne vitin 90-te, kane ngritur para nesh ne kete 100 vjetor, murin e bllokimit per statusin e vendit kandidat. Kot e kane. Me 23 qershor do t’ju rezervojme fatin e eterve te tyre dhe do shembim me voten tone edhe murin e tyre te bllokimit”, - perfundon mesazhi i z.Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›