E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien në kontakt me energjinë elektrike, humbin jetën babë e bir

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha, njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të ditës sotme, ku Isuf Mazreku, 69 vjeç dhe i biri Kreshnik Mazreku, 30 vjeç, teksa punonin për montimin e një pompe uji kanë rënë në kontakt me rrjetin elektrik, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-07-06 15:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›