Inaugurohet protali on-line për regjistrimin e pasurive të paluajtshme

“Ky portal do të shërbeje si një institucion lider sa i përket transparencës. Me anë të ankesave të qytetarëve do të shihet dhe puna që bëjnë krye-regjistruesit me pasuritë e qytetarëve. Qytetarët do të kenë mundësi të shohin çdo veprim të zyrtarëve të regjistrimit të pasurve të paluajtshme. Institucion lider sa i përket transparencës. Kështu do të veprohet që të mos të flenë ankesat e tyre, mund të aplikojnë on-line. Ti ndizen llambat, krye-regjistruesit, ministrit të drejtësisë në rast se puna këtu nuk po ecën”, tha në fjalën e rastit, Ministri Halimi.
Ndërsa Kryeministri Berisha tha se Shqipëria dixhitale është projekti më madhor i qeverisë, ndaj e vlerësoi projektin si të rëndësishëm për transparencën dhe shkurtimin e kohës së shërbimit ndaj qytetarëve.
“Me këtë akt që inaugurojmë sot dilni në krye të përpjekjeve tona të Shqipërisë dixhitale. Shqipëria dixhitale ishte jashtë çdo imagjinate. Shqipëria është Shqipëria e shërbimit më të qytetëruar dhe transparencës më të madhe. Taksat e qytetarëve u kthehen atyre me transparencë në fushën dixhitale. Sot janë 120 projekte që ecin me shpejtësi. Dua t’ju them se projektet të kësaj zyre meritojnë të klasifikohen si më të shkëlqyera. Së pari sepse vendosën gjurmueshmërinë”,- deklaroi Berisha.
"Gjurmueshmëria është forma më e shpejtë dhe transparente, më pak e kushtueshme për qytetarët dhe biznesmenët. Ajo është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në disiplinimin e burokratëve dhe zyrtarëve të administratës. Ky sistem mbi të gjitha u jep qytetarëve shqiptarë kohën dhe në më shumë se çdo gjë përpiqemi t’ju japin kohën. Vendosim këtë sistem që ato të shpenzojnë kohën më minimale të realizojnë qëllimin e tyre”, theksoi Berisha. /Start/
2012-07-06 11:03