"Bien peticionet", tani bisedime artiste-ministri
Anisa Ymeri
Reforma ne kulture ka ngjallur jo pak debate. Sidomos pasi draft-propozimi i Ministrise se Kultures mberriti ne zyrat e drejtorive te institucioneve te varesise. Reforme qe shkoi deri te peticionet e artisteve, te cilet, dy dite me pare, zyrtarisht, kerkonin qe te hidhej poshte i gjithe draft-propozimi per reformen institucionale. Mirepo, paraditen e djeshme duket se ujerat jane qetesuar paksa. Nje takim mes zv.ministres se Kultures, Suzana Turku dhe perfaqesuesve te Sindikates se Pavarur te Artisteve, Reshat Ibrahimi, Irini Qirjako, Edmond Lalazi, Mirush Kabashi, Marilda Furrxhi u diskutua me gjere per Draft-Propozimin per Reformat Ligjore dhe Institucionale ne institucionet e Artit Skenik.
Ajo qe kerkohet te qartesohet nje here e mire eshte fakti se ky eshte vetem nje draft-propozim, i cili kerkon diskutim, dhe ne asnje menyre ajo cka eshte shkruar ne te eshte fakt i kryer. Kjo eshte ajo cka kane thene pergjate ketyre diteve perfaqesues te ministrise. Megjithate, Sindikata e Artisteve te TKOB-se, zyrtarisht ne peticioni drejtuar ministrise shkruan: "Sindikata eshte e vendosur te mos pranoje kete draft-propozim dhe asnje modifikim tjeter te tij". Por, tani duket se kemi te bejme me nje hap pas. Nga takimi i djeshem mes perfaqesuesve te artisteve dhe ministrise eshte rene dakord se diskutimet per reformen do te vijojne. "Bashkepunimi dhe terheqja e mendimeve nga institucione artistike do te vazhdoje ne frymen e mirekuptimit reciprok dhe zbatimit te ligjit "Per Artin Skenik", theksohet ne nje deklarate te perbashket te tyre.
Hapi tjeter, pos diskutimeve te herepashershme, do te jete ngritja e grupeve te punes ne Teatrin e Operes, Teatrin Kombetar dhe ate te Femijeve, duke pasur nje bashkerendim te punes se tyre me ate te grupit te punes se MTKRS-se.
Nga takimi i ministri-perfaqesues te artisteve u ra dakord:
1. Materiali i paraqitur eshte nje draft i hapur ne komunitetin artistik per te terhequr mendimet e tyre. Cdo lloj dezinformimi dhe keqdashje nga ndonje individ per ta interpretuar kete draft si vendim apo fakt te kryer, synon te shkaktoje konflikte te paqena midis MTKRS-se dhe komunitetit te artisteve. Bashkepunimi dhe terheqja e mendimeve nga institucione artistike do te vazhdoje ne frymen e mirekuptimit reciprok dhe zbatimit te ligjit nr. 9631, dt. 30.10.2006 "Per Artin Skenik".
2. Neper institucionet artistike te ngrihen grupe pune ne perberjen e te cileve te jene artiste te shquar te skenes shqiptare.
3. Do te kete nje bashkepunim midis grupit te punes ne MTKRS dhe grupeve te institucioneve artistike, per marrjen e mendimeve dhe per ta rikthyer projekt-draftin per diskutim ne grupet e interesit, me qellim permiresimin dhe shfrytezimin maksimal te kapaciteteve artistike brenda institucioneve perkatese per krijimin e vlerave artistike bashkekohore dhe cilesore.
Ndryshime ne ligjin "Per Artin Skenik"?
Ndryshimet ne ligjin "Per artin skenik" ka qene nje prej pikave me te kontestueshme te draft-propozimit. Por, ne kete deklarate te perbashket te perfaqesuesve te artisteve dhe zv.ministres Turku, theksohet: "Bashkepunimi dhe terheqja e mendimeve nga institucione artistike do te vazhdoje ne frymen e mirekuptimit reciprok dhe zbatimit te ligjit nr. 9631 dt. 30.10.2006 "Per Artin Skenik". Duke mos theksuar keshtu nese do te kete apo jo ndryshime te ketij ligji. Ligjet "Per Artin Skenik" nuk kane munguar asnjehere, por rralle ndonje pike e tyre eshte zbatuar, dhe kete e kane pohuar nder vite artistet. Vetem ne fund te vitit 2006, ligji i sapo miratuar nisi te zbatohet.
C'parashikon reforma ne TK, sipas draftit
Trupa artistike: Drejtori i TK duhet te rishikoje trupen artistike duke synuar a) Uljen e numrit te trupes se artisteve ne 28 nga 32 qe ka aktualisht dhe b) Perafrimin e raportit mes aktoreve te I, II, III, ku aktoret e kategorise se pare nuk duhet te kalojne shifren e 25-30% dhe c) Te ndaloje kontratat e perhershme me te gjithe artistet nen nje moshe te caktuar, duke lene vetem nje numer te limituar te aktoreve me kete tip kontrate.
Bordi Artistik: Gjykojme se duhet rifreskuar me emra artistesh qe i perkasin nje gjenerate qe ka ndjeshmeri me te larte per zhvillimet bashkekohore ne fushen e artit skenik. Duhet te kene te pakten 7 anetare.
Drejtori artistik/regjisor: Propozojme qe regjisoret duhet te jene te angazhuar me kontrate te vleres artistike. Por, nje profesionist regjisor i nevojitet teatrit per te ndertuar dhe ndjekur proceset realizuese te veprave dhe ne gjykojme qe kjo pune zgjidhet, duke hequr "drejtorin e trupes artistike" me "drejtorin e Drejtorise Artistike/regjisor"
Kontratat e punes: TK Duhet te bashkepunoje me MTKRS dhe palet e tjera te interesuara per te rishikuar te gjitha kontratat e punes me punonjesit e drejtorise artistike. Duke iu referuar praktikes nderkombetare, duhet te lidhen kontrata 3-4-vjecare.
Disa prej pikave te draft-propozimit per TOB
Urgjente: Teatri duhet te zgjidhe menjehere ceshtjen e drejtorit te Produksionit Skenik, duke sjelle ne ate pozicion nje profesionist te mirefillte, qe mund te filloje pune per realizimin e veprave sipas kalendarit te miratuar.
E rendesishme: Pavaresisht se cfare do te ndodhe me ligjin e ri dhe aktet nenligjore, grupi i punes, ngritur prane ministrit te TKRS-se, gjykon se duhet te shpallet menjehere thirrja publike per kandidaturen e drejtorit te Pergjithshem te TKOBAP.
Dirigjent/drejtues artistike: Teatri duhet te angazhohet per te gjetur nje dirigjent orkestre te huaj te vleresuar per tregun nderkombetar me nje kontrate 2-3-vjecare.
Repertori/projektet: Teatri ne planifikimi financiar te vitit 2008 duhet te perqendrohet ne krijimin e nje balance mes repertorit dhe projekteve duke rritur numrin e veprave-repertor.
Shperndarja e ofertes kulturore: Duhet te ndertoje nje fryme bashkepunimi me bashkite dhe teatrot e qyteteve kryesore, per te vene ne skenat e tyre disa prej produksioneve te TOB-it.
SSSASS