Bien prurjet në Fierzë, por emergjenca vazhdon

Nga 1500 m3 në sekondë që ishin një ditë më parë, sot prurjet në Fierzë kanë zbritur në 1200 m3 në sekondë, ndërkohë që shkarkimet variojnë deri në 665 m3Në bazë të dhënave më të fundit nga Komiteti i Emergjencave Civile i dislokuar prej disa ditësh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë, prurjet në liqenin e Fierzës kanë rënë me 1200 m3 në sekondë krahasuar me të dhënat e ditës së djeshme që ishin plot 1500 m3 në sekondë. Megjithë këtë rënie të ndjeshme të prurjeve në Fierzë situata vazhdon të jetë ende emergjente. Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës kanë dëmtuar edhe urën mbi lumin Drin, pasi bien në formën e stuhisë. Niveli i Fierzës vazhdon të rritet, por tashmë me një kuotë më të vogël, rreth 1 centimetër në orë. Nga të tre hidrocentralet vazhdon derdhja e ujit, ndonëse me një ritëm më të vogël se dje.Në Fierzë shkarkohet 665 metër kub ujë në sekondë, në Koman 1830 metër kub, ndërsa në Vaun e Dejës, derdhet nga portat 1735 metër kub ujë në sekondë, nga 2380 metër kub që ishte kuota e një dite më parë.Ndërkohë bilanci i përmbytjeve vazhdon të jetë po i njëjtëReferuar të dhënave nga Ministria e Transporteve akset kombëtare janë plotësisht të kalueshme, ndërsa tashmë janë evituar edhe problemet e shkaktuara në aksin nacional Shkodër-Tiranë.Ndërkohë, Komiteti njofton se numri i shtëpivë të përmbytura është 2110 në total, ndërsa deri tani janë evakuar nga zonat e përmbytura rreth 3752 persona....