Prifti: Situata drejt përmirësimit, intensiteti i ujërave drejt rënies në zonat e përmbytura

Ministri i Energjetikës Dritan Prifti deklaron se nuk do të ketë më përmbytje megjithëse parashikohen ende reshje shiu, por këto sipas ministrit nuk do të ndikojnë në kaskadat e Drinit. Ministri Prifti u shpreh optimist për një përmirësim të situatës në ditët në vazhdim. Ai theksoi se do të mjaftojnë vetëm 10 ditë për të rikthyer jetesën në zonat e përmbytura prej disa ditësh. Në një konferencë për mediat, kreu i energjetikës thekson se edhe pse sot pasdite dhe gjatë mbrëmjes parashikohen reshje ato nuk do të ndikojnë fuqishëm në kaskadën e Drinit, pasi shumica e borës ka shkrirë.Prifti njoftoi se Fierza ka arritur ne nivelin e 292.5 metrave, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rritje në 21 centimetër; në Koman regjistrohet niveli 172.9 metra, 90 centimeter më i ulet se dje, ndërsa Vau i Dejës regjistron thellësinë 74.85 metra, 20 centimetra më pak se disa orë më parë.Ministri theksoi se shkarkimet nga tre hidrocentralet do të vazhdojnë....