Bien të ardhurat nga zhdoganimi i karburanteve
07/12/2009 Shtohet sasia e importuar
Sasia e karburanteve të zhdoganuara ka ardhur në rritje, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga akciza e këtij produkti kanë ardhur në rënie. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, karburantet e zhdoganuara gjatë nëntëmujorit të vitit 2009 janë 332,095 ton nga 312,840 ton që ishin një vit më parë. Ndërkaq, të ardhurat kanë pësuar një rënie prej 342 milionë lekësh. Sipas ekspertëve të Financave, kjo mund të jetë pasojë e ndryshimit të strukturës së akcizës mbi naftën, e aplikuar që nga periudha mars-prill 2009. Tashmë ky tregues shprehet në shumë fikse dhe jo në përqindje ndaj çmimit. Madje, për muajt e parë të vitit 2009, çmimi i naftës në import ishte ndjeshëm më i ulët se sa çmimi i një viti më parë. Gjithashtu, ekspertët kanë theksuar se shkak tjetër mund të jenë dhe procedurat për shtyrje të pagesës së akcizës për sasi të caktuara karburanti të importuara. Kjo tendencë është ruajtur gjatë gjithë këtij viti. Sipas të dhënave nga administrata doganore, karburantet e zhdoganuara gjatë shtatëmujorit të vitit 2009 janë 233,106 ton nga 218,816 ton të një viti më parë, por të ardhurat nga akciza mbi karburantet janë mbledhur për këtë periudhë në masën 11.4 miliardë lekë, gati sa e njëjta vlerë me shtatëmujorin e vitit 2008.