Rama e Meta udhëtojnë bashkë për në Pragë
07/12/2009 Kongresi i PSE-së
Drejtuesit e dy partive kryesore të majta, Edi Rama i PS-së dhe Ilir Meta i LSI-së, kanë udhëtuar dje bashkë për në Pragë për të marrë pjesë në kongresin e PSE-së. Dy kundërshtarët kanë fluturuar dje në drekë me të njëjtin avion. Madje, në këtë udhëtim të dy krerët kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë ndalimit në Vjenë për të rinisur më pas fluturimin për në Pragë, ku zhvillohet kongresi i partive socialiste evropiane. Në punimet e këtij kongresi, ku janë të ftuara dhe dy partitë e majta shqiptare, PS-ja dhe LSI-ja, mësohet se kreu socialist Edi Rama do të bëjë me dije qëndrimet e partisë që ai drejton mbi procesin zgjedhor dhe institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndërkohë, duke dhënë panoramën për të gjitha veprimet dhe vendimet e PS-së, kreu socialist nuk do të harrojë të sqarojë dhe situatën konfliktuale të lindur mes kampit rozë dhe atij blu. Për këtë arsye, për ta bërë më bindës domosdoshmërinë e këtij qëndrimi nga ana e PS-së përkundrejt institucioneve të dala nga këto zgjedhje, Rama mësohet se do të publikojë dhe fjalën e mbajtur nga kryeministri Berisha në foltoren e Kuvendit, ku lëshoi një sërë akuzash për kryetarin e PS-së. Nga ana e tij kreu i LSI-së Ilir Meta do të përqendrohet te proceset integruese për vendin. Gjatë këtij kongresi delegacioni i LSI-së përbëhet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, këshilltari i tij Sokol Dervishaj, sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare Brunilda Paskali, zëvendësministri i transporteve Edmond Haxhinasto. Ndërsa Rama ka në delegacionin e tij deputetët Ditmir Bushati dhe Taulant Balla.