E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mobile advertising” nga “Cosmote”

07/12/2009  Kompania “Cosmote” ka prezantuar një shërbim të ri dhe shumë novator për tregun e Evropës Juglindore, “Mobile Advertising”. Kompania krijon një mjet të targetuar komunikimi për kompanitë dhe reklamuesit, njëkohësisht abonentëve të vet u jep mundësinë të informohen në lidhje me ofertat, produktet dhe shërbimet e reja. Ky shërbim do të hidhet në treg gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Fillimisht ai do të ofrohet nëpërmjet My View të “Cosmote” duke ia ofruar këtë shërbim shumë shpejt edhe nëpërmjet kanaleve e tjera të komunikimit të kompanisë (SMS, MMS, interneti, etj.), me qëllim ofrimin e një platforme publicitare ndërkanalëshe. Ky shërbim implementohet në bashkëpunim me kompaninë “Out There Media”, e specializuar në shërbime të tilla në Evropë. “Në sajë të pozicionit tonë lider në treg, hedhim në treg një platformë të re dhe dinamike reklamimi dhe kështu u ofrojmë abonentëve tanë informacion të plotë për produktet dhe shërbimet që u interesojnë, ndërsa kompanive publicitare një mjet ideal marketingu. Zhvillimi i mobile advertising mendohet të kontribuojë në rritjen e mëtejshme e të ardhurave të “Cosmote””, - deklaroi zoti Mihalis Tsamaz, drejtori i përgjithshëm i grupit “Cosmote”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›