E Diel, 1 Nëntor 2026

Bien të ardhurat, shpenzimet rriten me 43%

 

Gjatë këtij viti qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të ardhurat. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajve të parë të vitit realizimi i planit për mbledhjen e taksës së TVSH-së është 92 për qind, 95 për qind është realizimi i planit për tatimin mbi fitimin, 6 për qind është rritja vjetore e të ardhurave nga akciza, ose më e ulëta e 7 viteve të fundit. Por ndryshe nga vitet e kaluar, këtë vit qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet buxhetore. Shpenzimet buxhetore gjatë tremujorit të parë 2009 janë realizuar me rreth 76 miliardë lekë, 24 për qind e të cilave i përkasin shpenzimeve kapitale. Ky raport përbën vlerën më të lartë të peshës së shpenzimeve kapitale ndaj totalit të shpenzimeve të realizuara gjatë tremujorit të parë të vitit. Në terma vjetorë, në pjesën e parë të vitit 2009 shpenzimet totale janë rritur me rreth 43 për qind, vlerë e cila përfaqëson rritjen më të lartë vjetore për dhjetëvjeçarin e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›