Hakmarrja politike shkarkon mjeshtrin Ballgjini
Hakmarrja me karakter të theksuar politik, nuk mundi të kursejë as edhe një nga figurat emblematike të futbollit durrsak e atij Kombëtar, si Shyqyri Ballgjini, katër herë kampion i Shqipërisë me Dinamon dhe futbollist i Kombëtares shqiptare. Sulmuesi i jashtëzakonshëm i viteve 1970-1980, e pagoi shtrenjtë pjesëmarrjen e tij në mitingun elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit. Sipas deklaratës të LSI-së, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i Partisë Socialiste, shkarkoi Ballgjinin vetëm për motive politike, për shkak të afrimit dhe mbështetjes së tij të LSI. “LSI dënon ashpër aktin e shëmtuar dhe primitiv të hakmarrjes politike të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, që largoi nga puna figurën e shquar të futbollit Shyqyri Ballgjini, vetëm pse mbështet LSI-në”, - thuhej në deklaratën e partisë së drejtuar nga Ilir Meta, që thekson se
Dako se ai është zgjedhur në postin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, edhe me mijëra votat e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së. Ballgjini mbetet një nga figurat më të dashura e historike të futbollit durrsak, por dhe atij kryeqytetas. Në listat e partive konkurruese për zgjedhjet parlamentare 2009 janë disa kandidatë për deputetë nga bota e sportit, si Indrit Fortuzi e Kreshnik Çipi të Partisë Demokratike, por dhe Fidel Ylli për Partinë Socialiste e Ilir Medini për LSI-në.
30 Maj 2009