Fleta e votimit, PD numrin 10, LSI e 24-ta dhe PS në vendin e 33-të
Fleta e re votimit do të ketë të rreshtuara 35 parti politike në 11 qarqe të Shqipërisë, ndërsa për Tiranën do të konkurrojë dhe një i pavarur, Abdullah Omuri. Për Qarkun e Tiranës ku janë 32 deputetë do të ketë vetëm një të pavarur. Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” do të renditet i pari në fletën e votimit, me 16 parti politike. PD do të jetë e 10-ta në fletën e votimit, ndërsa PR-ja e mbyll atë në numrin e 16-të. PD-ja kishte fillimisht një koalicion me 17 parti, por Partia Rruga e Vërtetë edhe pse u regjistrua si subjekt, nuk u përfshi për shkak të mos paraqitjes së listës shumemërore. Pas kësaj renditet koalicioni “Poli i Lirisë”. Në vendin e tretë për sa i përket rreshtimit të koalicioneve është Aleanca Socialiste për Integrim, ku LSI është e renditur e 24-ta në fletën e votimit. “Bashkimi për Ndryshim” është koalicioni i fundit politik, ku PS do të ketë numrin rendor 33 në fletën e votimit. Në vendin e 34-ët dhe të 35-ët janë partitë Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës, si dhe Partia e Punës së Shqipërisë së Rinovuar. Në qarkun e Tiranës, numri rendor shkon në 36 gjithsej, për shkak të regjistrimit të kandidatit të pavarur Omuri. PS dhe PD i kërkuan KQZ-së që ai të renditet poshtë koalicioneve politike, pasi mund të ndryshojë renditja e partive në qarkun e Tiranës. Kandidati i pavarur renditet i 34 pas PS-së. Në këto zgjedhje kandidojnë 35 parti, ku vetëm dy janë të pavarura dhe pjesa tjetër dalin më vetëm. PPSH e partia Ligj dhe Drejtësi janë subjekte më vete, të 33 të tjerat janë rreshtuar në 4 koalicione politike. PS dhe PD gjatë diskutimit të mbrëmshëm kanë qenë në një konsensus për mënyrën e modelimit, në një letër format A 3, duke pranuar që emrat e koalicionit të rreshtohen anash në krah të partive politike që janë pjesëtare. Kjo bëhej për efekt të fitimit të hapësirës së fletës së votimit, pasi firma fituese nuk mund të prodhojë një format më të madh se A3. Ndërsa ajo që ende nuk është vendosur janë siguria e fletës së votimit, ku PS-ja kërkon që të shohë edhe një herë sigurinë që do të përdoret. Socialistët kërkojnë letër të specializuar vetëm për këto zgjedhje, por KQZ-ja thekson se mund të bihet dakord vetëm me një variant të caktuar.