Nis faza e dytë e projektit për gratë në qeverisje
forumin "Ndërtimi dhe forcimi i rrjeteve mes grave udhëheqëse në jetën publike dhe politike të Tiranës".Ky forum, i organizuar nga OSBE, shënoi dhe mbylljen e fazës së parë të projektit tre vjeçar “Forcimi i Rolit të grave në qeverisje”, i financuar nga qeveria holandeze dhe ajo suedeze. Zbatimi dhe vijimi i këtij projekti nga Prezenca e OSBE-së, që nisi në vitin 2008, mblodhi sot gratë drejtuese në jetën politike dhe publike të kryeqytetit, të cilat diskutuan mbi mënyrat e rritjes së bashkëpunimit, këmbimit të informacionit, si synim kryesor i projektit “Forcimi i rolit të grave në qeverisje”. Përmes zhvillmit të forumeve, trajnimeve, etj, ky projekt synon përmirësimin ë hapësirave të pabarazisë gjinore në të gjitha srukturat qeveritare. “Ky qëllim mbetet i rendësishëm për Shqipërinë. Edhe pse janë shënuar nisma të rëndësishme, situata në strukturat vendimmarrëse për gratë është ende larg", u shpreh Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch. Ambasadori i Holandës, Henk G.C. van de Dool, pasi vlerësoi progresin e bërë me Strategjinë Kombëtare për Barazi Gjinore dhe Dhunën në Familje, dhe me vendosjen e kuotave prej 30% të pjesëmarrjes së grave përmes Kodit Zgjedhor, tha se "mbetet ende shumë për t'u bërë, pasi Shqipëria ka përqindjen më të ulët të grave të zgjedhura”. Sipas tij, kuadri ligjor dhe politik ekzistojnë, por ka nevojë të përkthehet në veprime konkrete. "Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e pranisë dhe kontributin e grave në nivel qëndror dhe lokal, kjo është thelbësore për ndërtimin dhe funksionimin e një demokracie funksionale", tha e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Suedisë, Elizabeth Stam.