E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bienalja e Venecias shqiptaret terheqin vizitoret

Një muaj pas çeljes së pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias, duket se paraqitja e pesë artistëve tanë ka arritur të lërë përshtypje të mirë dhe të zgjojë interes. Sipas komisionerit Parid Teferiçi, pavioni ku janë ekspozuar krijimet e artit bashkohor shqiptar, vazhdon të ketë fluks vizitorësh dhe vlerësime nga kritika.

“Pjesëmarrja e këtij viti besoj se i tejkaloi edhe pritshmëritë më optimiste që kishim. Mendoj se pavioni shqiptar ngjalli kërshërinë e punoënjësve të fushës, kritikë, artistë të ndryshëm dhe jam i kënaqur nga pritja që u bë”-thotë Parid Teferiçi, komisioner i Pavionit Shqiptar në Venecia.

Teferiçi thotë se arti shqiptar në Vencia ia arriti qëllimit të identifikohet.

“Ne jemi integruar në shumë fusha, por në art vazhdojmë disi në periferi dhe qëllimi kryesor të dilte në sipërfaqe ajo që ndodh në skenën e artit shqiptar”-thekson ai.

Anila Rubiku, Orion Shima, Gnetian Shkurti, Eltjon Valle dhe Driant Zeneli janë pesë artistët  shqiptar që u përzgjodhën nga kuroatori Rikardo Kalsdura për të përfaqësuar shqipërinë. Bienalja e Venecias do të mbyllet më 27 nëntor. Ajo është  një nga ngjarjet më të mëdha të artit bashkohor në botë dhe vizitohet nga rreth 700 mijë vizitorë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›