Moto GP Italia Honda nominon ne prova

Cirkuiti i Mugellos nuk është se sjell ndryshime në situatën e MotoGP dhe pretendetëve kryesorë për të fituar garën italiane. Në sesionin e parë të provave të lira për Cmimin e Madh të Italisë dominon Honda e Marco Simoncellit, që është pozicionuar para të gjithëve me kohën 1'48"987.
Pas italianit kanë mbërritur Casey Stoner, e Andrea Dovizioso, të shkëputur respektivisht 40 e 101 të mijtat – një kohë shumë e afërt me Simoncellin, që gjithsesi ka treguar stabilitet të Hondës së tij. Polemikat në vigjilje të garës, nuk kanë ndikuar në moralin e Simoncellit, që në xhiron e fundit ka shënuar kohën më të shpejtë, duke lënë pas Stoner dhe Doviziosos.
Kampioni në fuqi i botës, Jorge Lorenzo, është renditur i katërti me Yamaha, ndërsa probleme teknike për Valentino Rossi me Ducati, vetëm i 13 Doktori, që është penalizuar nga një defekt elektrik. Më i miri me Desmosedici ka qenë Nicky Hayden, në vendin e 8 dhe 1.2 sekonda larg Simoncellit. Pozitiv edhe rikthimi në pistë i Dani Pedrosas, i shtati dhe gati 1 sekonda distancë ngë koha më e shpejtë.
Eno Skarço