E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsise Akademia e Shkencave hedh poshte shifrat

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk e konsideron të vlershëm rezultatin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë dhe sugjeron të gjenden mënyra për mbajtjen e një regjistrimi të ri dhe të përgatitur si duhet. Sipas saj, shpallja e rezultateve preliminare ka vërtetuar shqetësimin e Kryesisë së Akademisë, se procesi jo vetëm që do të dështonte, por do të linte pasoja të shumëfishta shoqërore, politike dhe profesionale.

Dy ditë më parë Enti i Statistikave të Kosovës publikoi rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të kryer gjatë në dy javët e para të muajit prill, ku rezultoi se Kosova, përjashtuar Leposaviçin, Zubin Potokun, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës, që refuzuan të përfshihen në këtë proces ka rreth 1.7 milionë banorë, ndërsa Prishtina vetëm 198 mijë banorë. Regjistrimi i fundit në Kosovës ishte realizuar në vitin 1981, ku numri i përgjithshëm i banorëve ishte rreth 1.6 milionë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›