E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Diskutim për fëmijërinë

12/05/10 00:50

Jetmiri dhe Erioni rrinë jashtë dhe flasin me njëri-tjetrin duke kujtuar fëmijërinë e tyre. ata kujtojnë histori nga më të ndryshmet që kanë ndodhur kur ata kanë qënë fare të vegjël dhe qeshin me çapkënlleqet e secilit. Brenda në shtëpi klodi merret me pastrimin, ndërsa dy vajzat janë ulur pranë pianos ku Domenika i mëson Jonës se si të luajë në piano. E ndërsa vajzat luajnë në piano Klodi këndon ku teksti i tij i referohet BB dhe gjithë banorëve që kanë qënë pjesë e tij. Pas një farë kohe edhe ai del jashtë dhe bashkohet me dy djemtë e tjerë, Erionin dhe Jetmirin. Jetmiri e pyet Klodin për lojrat e tij të fëmijërisë dhe Klodi fillon që të flasë për vështirësitë që ai ka kaluar gjatë kohës që ka qënë fëmijë. Kështu bised mes djemve ndryshon drejtim. Tashmë djemtë flasin për brezat dhe krahasojnë fëmijët e brezit të tyre dhe fëmijët e brezit të sotëm. Jetmiri dhe Erioni thonë se fëmijët e atëhershëm kanë qënë më të stërvitur për jetën, pasi janë njohur më tepër me vështirësitë. Klodi i kundërshton duke u thënë se brezat e atëhershëm kanë qënë të dhunuar, ndërsa sot fëmijët janë më të zgjuar. Pas një diskutimi prej disa minutash, djemtë arrijnë në konkluzionin se çdo sistem, çdo brez ka anët e tij pozitive, por edhe ato negative. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›