E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Jona debaton me Jetmirin

12/05/10 01:43

Jetmiri dhe Erioni pas diskutimit që patën për fëmijërinë ku pjesë e bisedës ishte edhe Klodi. Dy djemtë bëjnë komete për këtë bisedë duke thënë se Klodi gjithmonë ka tendencën që në çdo bisedë të tregojë se është një njeri i vuajtur. Jetmirin dhe Erionin duket se i ka shqetësuar fakti që Klodi në çdo diskutim që bëjnë flet për vuajtjet e tij. Jetmiri thotë se Klodi e bën këtë gjë vetëm për spektakël, për të marrë mëshirën e publikut, por në të vërtetë vetëm garderoba e tij është shumë e kushtueshme dhe nga markat më të njohura. Në dhomën e gjumit ndodhet edhe Jona e cila përpiqet që të flejë, por nuk ka mundësi pasi e shqetësojnë bisedat e djemve.
Ndër të tjera Miri fillon që ti tregojë Erionit për sjelljen e banorëve gjatë lojës që ai u bëri në oborr duke u kërkuar që të gjenin një ndryshim. Miri fillon të flasë edhe për Jonën pa e vrarë shumë mëndjen se ajo po e dëgjon dhe thotë se ajo i duket si fëmijë 10-vjeç. Jona i flet Mirit me një gjuhë mjaft arrogate duke i thënë boll se na çave veshët, nuk harxhon njeri kohën me ty... qepe tani. Jetmiri nuk i kthen përgjigje, por fillon që të këndojë me zë të lartë. Jona këtë herë nuk i flet fare. Pas disa minutash Jona i thotë se ai duhet të pushojë të paktën për respekt, për më tepër që ajo e ka bërë një gjë të tillë më parë për të. E ndërsa Jona flet, Jetmiri nuk e dëgjon fare duke biseduar pa lidhje me Erionin. Kjo gjë duket se acaron shumë Jonën e cila shpërthen sapo në dhomë hyn Klodi. Jetmiri përshëntet Klodin me shaka, dhe Jona fillon të bërtasë duke i thënë Klodit që të mos i flasë fare Jetmirit sepse ka një orë që bashkë me Erionin bëjnë thashetheme për Klodin. Jona fillon që të flasë shumë shpejt duke i radhitur Klodit të gjitha ato që kishin folur Jetmiri dhe Erioni për të. Klodi fillimisht nuk reagon aty, por del në sallon duke u thënë se nëse kanë ndonjë gjë me të mund tia thonë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›