E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Klodi i prekur nga Miri

09/05/10 01:00

Klodi nuk ndjehet mirë këtë mbrëmje. Pak më parë ai e tha se ndjehet keq që po mbaron Big Brother, por gjendja e tij shpirtërore duket disi më e rënduar. Klodi kërkon të rrijë vetëm, shkon tek pishina e duke u menduar, fillon të qajë. Jona del pas tij dhe e shikon të ërzitur. Ajo e ngushëllon dhe i kërkon që të mos e mendojë më këtë gjë, ndërsa ai pranon se mezi po pret sa të përfundojë BB pasi ndjehet i lodhur. Klodi preket sërish e duke i nxjerrë fjalët gjysma-gjysma, i mbytur nga lotët, shprehet se nuk duron dot dhunën. Nga fjalët që i thotë Jonës, kuptohet se atij i kujtohet debati i fortë që pati me Mirin disa javë më parë. Ai vazhdon të qajë, ndërsa Jona e qetëson duke i thënë se të gjithë e dinë se Miri aq koncepton. Jona mendon se Klodi duhet të mësohet që të përballojë situata nga më të vështirat në jetë, pasi do ketë të bëjë me njerëz me karaktere të ndryshme. Ndërsa Jona dhe Klodi diskutojnë për këtë gjë, Miri afrohet dhe pa e kuptuar se për cfarë po flasin, kërkon ti thojë disa fjalë ngushëlluese Klodit. Jona dhe Klodi qeshin. Klodi shprehet se nuk i beson askujt tashmë, ndërsa Miri i thotë se më mirë do jetë që të mos qajë e të tregohet i fortë. Klodi i thotë se dhe ai, Miri, nuk duhet të shprehet se i ka rënë në kokë të gjithë banorëve (që ka luftuar cdokënd nga ta), ndërsa Jona ndërhyn duke thënë se Mirit i duheshin ato fjalë për spektaklin. Miri habitet dhe largohet duke thënë se nuk do të flasë në prezencë të Jonës. Duke ikur, Jona i thotë se Klodi po qan nga ato që ka thënë ai. Miri ndalon i habitur dhe pyet Klodin se përse po qan dhe ai i tregon se është prekur nga fjalët e tij. Miri sqaron se nuk e kishte drejtpërdrejt me të, por për banorët e tjerë, ndaj nuk duhet të mërzitet. Miri futet në shtëpi i nervozuar, ndërsa Jona sqaron se Miri e kishte për banorët që janë ende në shtëpi. Ajo shprehet se nuk e kupton sjelljen e dhunshme të Mirit ndaj të tjerëve. Jona nënkupton se shembulli që jep Miri nuk është aspak i duhuri dhe shprehet se nuk i pëlqeu as ndërhyrja e Arianit kur e pyeti se cfarë shembulli po jep ajo. Ajo tregon se ka anët e mira e të këqija, por po mundohet të japë shembullin e mirë e jo të sillet si dikush tjetër. Në kopsht del dhe Domenika të cilës i tregojnë këtë ndodhi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›