E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënat e mrekullueshme të botës së kafshëve

Sipas një fjale të urtë, prindërit janë “mëkëmbësit” e Zotit në tokë. Janë ata që i duan krijesat që i kanë sjellë në jetë me një dashuri pa kushte, që nuk njeh kufij dhe apo shfaqje të egos personale. Janë ata që falin dashuri, siguri, ushqim dhe tregojnë rrugët ku fëmijët e tyre duhet të shkelin për të vazhduar një ekzistencë të denjë e gjithmonë me shpresën se do të jetë më e mirë se e tyrja. Njerëzit shpesh janë shumë të përkushtuar në detyrën e prindit, por edhe nga bota e kafshëve ka shembuj të mrekullueshëm dashurie mes prindërve dhe krijesave të tyre.

Foka

Sakrifica që një nënë fokë bën për të porsalindurin e saj është e jashtëzakonshme. Si të mos mjaftonte vështirësia e “rritjes” së foshnjës në një ambient krejt të akullt e të ftohtë, nëna e ushqen për 12 ditë rresht të voglin e saj me qumësht, duke mos vënë gjë në gojë për veten e saj derisa foshnja të forcohet dhe të shtojë peshë. E ndërsa kjo e fundit shton, nëna ndërkohë sakrifikon veten, sepse në fund të kësaj periudhe ajo do të jetë dobësuar shumë.

Koala

Një nënë koala ushqehet thuajse vetëm me gjethe eukalipti dhe derisa foshnja e saj që lind pa qime, e verbër dhe e shurdhër të mëkëmbet nuk e lë vetëm për asnjë çast. Këlyshi i vogël qëndron me të ëmën për rreth 6 muaj dhe ushqehet vetëm me qumështin e saj. Vetëm pas 6 muajsh situata ndryshon dhe tashmë këlyshi mund të lëvizë, por gjithmonë sa të ritet qëndron nën vëmendjen e mamasë.

Merkati

Merkatët jetojnë në tufë dhe shumohen rreth 4 herë gjatë një viti. Me kaq shumë të vegjël nëpër këmbë i takon që për t’i mbajtur ata të mos kujdeset vetëm mamaja, por edhe pjesëtarë të tjerë të bashkësisë. Për fat të mirë që një këlysh kalon vetëm 21 ditë nën kujdes, pasi më mbrapa është i lirë dhe i zoti që të përballojë vetë gjithçka

Mbretëresha bletë

Të jesh mbretëreshë për një bletë nuk është si të jesh mbretëreshë në botën e njerëzve. Gjatë një dite të vetme të ngrohtë ajo mund të bashkohet me 15 meshkuj dhe kjo do t’ia fertilizojë vezët për një periudhë 2 - 7-vjeçare. Pas këtij bashkimi ajo do të nxjerrë gjatë pranverës rreth 2000 vezë në ditë gjatë gjithë jetës

Orangutangu

Eshtë një majmun shumë interesant, por që konsiderohet si specie në zhdukje e sipër, pasi ndër të tjera ka edhe një cikël riprodhimi shumë të rrallë, një herë në 6-7 vjet. Një nënë orangutangu ndryshe nga kafshët e tjera vazhdon që të ketë kujdes për fëmijën e saj për një kohë shumë të gjatë, pas lindjes.

Ariu polar

Sigurisht që akullnajat nuk janë ambienti ideal për të rritur këlyshë, ndaj për të krijuar kushtet e përshtatshme për këlyshët, një nënë arushë gërmon një gropë të thellë në tokë ku qëndron gjatë muajve të gjatë të dimrit në gjendje letargjike së bashku me këlyshët. Zakonisht, një arushë del në jetë me 2 këlyshë. Në fund të periudhës së ftohtë të gjithë dalin nga gropa dhe janë të lirë që të gëzojnë muajt me temperatura më të ngrohta nëpër brigje

Elefanti

është gjitari më i madh në tokë dhe ka edhe momentin më të gjatë të shtatzënisë që zgjat rreth 22 muaj. Zakonisht sjellin në jetë vetëm një këlysh dhe ai ushqehet vetëm me qumështin e nënës për një periudhë 4-vjeçare.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›