Lajme të çmendura
Ndonjëherë në botë ndodhin gjëra të çuditshme. Një gazetar ka lexuar shumë lajme të tilla në agjencinë e shtypit “AndKronos”, të cilat nuk kanë gjetur shumë hapësirë nëpër gazeta. Kështu, për t’i ngulitur edhe më shumë në kujtesë, i ka mbledhur të gjitha në një libër, nën titullin: “Ngjarjet më të çuditshme të botës 2009”. Të lexuara të gjitha bashkë të bëjnë përshtypje: realiteti e kapërcen fantazinë. Ja disa prej tyre.
Burri pi viagra, gruaja lajmëron policinëNjë 82-vjeçar, pasi kishte pirë viagra tentoi të kishte marrëdhënie me një grua. Por gruaja, bashkëmoshatarja e tij, pati frikë: mendonte se eksitimi i bënte keq shëndetit të burrit, që në të kaluarën kishte pasur probleme kardiake. Ngjarja ndodhi në Palermo. Zonja i telefoni 113-ës dhe me ndrojtje shpjegoi atë që kishte ndodhur. Agjentët e gjetën të moshuarin në gjendje të tërbuar: zotëria u tha policëve se kjo ishte një çështje mes atij dhe gruas. Pas këtyre fjalëve agjentët u larguan menjëherë. (2 dhjetor)
Zgjedhje me letraDisa letra bixhozi mund të vendosin një palë zgjedhje. Kështu ka ndodhur Cave Creek (SHBA), me pesëmijë banorë, të cilët ia besuan fatin e kandidimit të anëtarit të ri të këshillit të qytetit letrave të bixhozit. Thomas McGuire dhe Adam Trenk, dy garuesit kishin marrë 660 vota secili në balotazh. Bërja e një palë zgjedhjeve të reja do të kishte qenë shumë e kushtueshme, kështu që administrata thirri gjykatësin George Preston për të mbikëqyrur çështjen. McGuire, mësues shkencash në pension, 64 vjeç, tërhoqi një letër bixhozi 6 karro, ndërsa 25-vjeçari Trenk, student për Drejtësi tërhoqi një mbret karro. Loja u gjykua nga gjykata. (17 qershor)
Rrëfen një vrasje: pendohet dhe më pas arrestohetMendonte se ishte një hap larg vdekjes, kështu që rrëfeu se në vitin 1977, në Tenesi kishte vrarë një të afërm. Por pastaj vrasësi e mori veten dhe u arrestua nga policia. Kjo i ndodhi një 57-vjeçari nga Oklahoma, James Brewer, i cili kishte vrarë 20-vjeçarin Jimmy Carroll. Vrasja mbeti e fshehtë për 32 vjet, deri sa burri i rrëfeu gjithçka vetë detektivit Tony Grasso. (23 mars)
Ndahet nga gruaja që e quante “Guantanamo”Një grua arabe i kërkoi divorcin të shoqit, pasi zbuloi se ai i kishte vënë nofkën “Guantanamo” në celularin e tij. Gruaja e vuri re rastësisht se i shoqi e kishte ruajtur numrin e saj me emrin e burgut kuban. Një ditë ajo i kishte telefonuar, por ai e kishte harruar celularin në shtëpi, kështu ajo mundi të shihte numrin e saj me emrin “Guantanamo”. Pas kësaj surprize vijoi hakmarrja. (18 tetor)
Fëmija merr makinën e të ëmës dhe shkon në shkollëNjë fëmijë 6 vjeç që kishte humbur autobusin e shkollës, sa të vonohej edhe më, vendosi të përdorte makinën e së ëmës. Kjo ka ndodhur Wicomico Church, në SHBA: djali e ka ngarë makinën për 15 kilometra në rrugët e ngarkuara nga trafiku derisa u përplas me një shtyllë. Pavarësisht vështirësisë që kishte për të arritur pedalet, ai humbi kontrollin e makinës kur kishte arritur pothuajse në shkollë. Pas aksidentit, doli nga makina dhe u nis me këmbë drejt shkollës. (7 janar)
Vjedh kasafortën, por tradhtohet nga simitjaNjë hajdut i ri moldav, i cili kërkohej pas grabitjes së një kasaforte, ishte lokalizuar dhe arrestuar nga karabinierët, falë një simiteje me sallam të harruar në vendin e krimit. Së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë kishte hyrë në një hotel të Trentinos në tetor të vitit 2007: hajdutët kishin vjedhur një kasafortë të rëndë duke e ngarkuar në një kuti. Por pastaj kishin bërë një budallallëk, duke ngrënë panine dhe sallam. I riu e kishte lënë simiten përgjysmë: falë analizave të pështymës, hajduti moldav u identifikua. (28 qershor)
Një vit seks si dhuratëNjë amerikane vendosi t’i dhuronte të shoqit 365 net seks për 40-vjetorin e tij të lindjes. Në përfundim të vitit të seksit, gruaja shkroi një libër: “365 Nights: A Memoir og Intimacy”, ku tregonte se si ishte përmirësuar jeta në çift. “Fillimisht kryenim marrëdhënie një herë në muaj, tani burri im ndihet i realizuar dhe unë më e re”, ka thënë ajo. (24 prill)
Humbet në shtëpi në tunelin e mbeturinave dhe vdesNjë i moshuar që e kishte mbushur shtëpinë e tij me plehra, duke krijuar një tunel për të lëvizur nga njëra dhomë në tjetrën, vdiq nga etja, pasi humbi në labirintin e plehrave. Gordon Stewart, 71-vjeçari nga Anglia, humbi orientimin në tunel dhe vdiq nga etja duke u përpjekur të dilte nga shtëpia. Pasi shqyen derën e apartamentit, agjentët u gjendën përballë një mase të madhe plehrash deri në tavan. Pirgu i plehrave dhe katastrofa para së cilës u gjendën ishte aq e madhe sa për të lokalizuar trupin agjentët pajtuan një skuadër shpëtimi me bombola oksigjeni. Fqinjët, të shqetësuar që nuk e kishin parë të moshuarin për disa ditë, u kishin treguar autoriteteve se burri koleksiononte plehra prej vitesh. (8 janar)
Lidhet me zinxhirë pas burrit i cili do të divorcohetNjë zënkë bashkëshortore ka pasur një fund të pazakontë në SHBA. Robert Drawbough, 32 vjeç e kishte zënë gjumi në shtrat dhe e shoqja, Helen Sun, 37 vjeçe, kishte ndryshuar bravën e derës dhe më pas kish fshehur çelësin. Gruaja pastaj ishte lidhur me zinxhir pas të shoqit, duke u shtrirë në krevat. Kur burri ishte zgjuar dhe gruaja kishte refuzuar ta lironte, ai i kishte telefonuar policisë ndërsa gruaja flinte. Gruaja e kishte detyruar burrin që të diskutonin për problemet e tyre në çift. Më pas ajo ishte akuzuar nga autoritetet për agresion dhe sekuestrim. (24 mars)
26 vjet i mbyllur në shtëpi për të rregulluar kubin “Rubik”Për 26 vite me radhë kubi i “Rubik”-ut ka zaptuar çdo mendim të tijin: burri nuk dilte nga shtëpia për të kërkuar ndihmë që ta zgjidhte, ndërkohë që trupi dhe duart i dhembnin shumë nga sforcimet e tepërta. Tani Graham Parker, 45 vjeç, murator nga Portchester (Angli) arriti ta rregullonte kubin, që prej vitit 1983 që e kishte blerë.
Rekordi – “Kam humbur ngjarje të rëndësishme për të qëndruar në shtëpi dhe për të zgjidhur. Rrija gjithë natën zgjuar duke menduar. Kur pjesa e fundit shkoi në vend, fillova të qaja”, ka thënë burri i cili ka kaluar 27400 orë mbi kub. Ndërkohë, holandezi Erik Akkersdijk, ka kaluar 7 orë 08 sekonda për ta rregulluar kubin. (12 janar)
#