E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Erioni:Më vjen keq për mendimin e Kikës

09/05/10 00:18

Erioni nis ti thojë Mirit se cfarë do që të ndodhë në mesjavë, por i mbetet përgjysmë mendimi pasi Miri ndërhyn duke thënë se tashmë është mësuar me cdo gjë, me banorët. Domenika thotë se dhe ata jnë mësuar me Mirin, ndërsa ky i fundit falenderon fansat që për katër muaj rresht që ka qënë në nominim, e mbajnë ende në lojë. Ai shprehet se ky Big Brother u ka falur momente shumë të cuditshme dhe sipas tij, asnjë tjetër nuk do jetë si ky.
Klodi duket pak i mërzitur dhe ai spjegon se nuk e ka nga fakti që është në nominim, por sepse BB i erdhi fundi dhe pas një jave nuk do ketë më.
Miri dhe Erioni kujtojnë bisedën me Hakiun, që bënë gjatë spektaklit. Erionit i vjen keq që Kika tha emrin e tij si personi që nuk duhet ta fitojë BB. Ai kujton arsyetimin e Kikës për këtë zgjedhje dhe shprehet se Kikës i ka ngelë qejfi që ai e nominoi dhe se mendon se Erioni ka ndryshuar tre javët e fundit. Miri ndërhyn dhe shprehet se kur Kika dhe Erioni e nominuan atë para disa javës, në sy, ai nuk u mërzit me asnjërin prej tyre. Këtë gjë ai e thotë duke nënkuptuar se nuk pajtohet me vendimin e Kikës për Erionin, ndërsa ky i fundit shprehet se i vjen keq për veten që gjatë gjithë javës është ndjerë keq që nominoi Kikën, kur ky i fundit e hodhi posht miqësinë e tyre vetëm për këtë gjë. Miri qesh kur kujton të gjithë banoët që ngrinin foton e tij duke thënë që të mos e fitonte këtë edicion. Edhe në ëndërr u dal atyre- thotë ai duke qeshur, ndërsa Erioni shprehet se ish banorët harrojnë që e pësuan nga shokët e tyre. Miri thotë se do bëjë qejf deri në fund se ndryshe nga të tjerët, ai është ende në shtëpi. Erioni vazhdon me bisedën për Kikën dhe thotë se donte që ta conte cmimin në Prishtinë, por mos ta ketë problem se do e cojnë ata në vend të tij, fakt që e pohon edhe Miri. Duke diskutuar, djemtë kërcejnë e këndojnë duke treguar se janë të lumtur që jënë ende në shtëpi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›