E Diel, 1 Nëntor 2026

Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrshme të punës.

Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.

Gjatë një studimi në Francë ekspertët vunë re se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqëndrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.

Shkencëtarët përdorën Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesëmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e truri punonin së bashku.

Por kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë.

Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim. /voa/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›