E Diel, 1 Nëntor 2026

"Big Brother shkodra 2", sukses i humorit shkodran

SHKODËR- Përvoja e fituar në komedinë “Big Brother Shkodra” të shfaqur vitin e kaluar, nxiti trupën e teatrit "Migjeni" të ndërmarrë një tjetër nisme për të rivënë në skenë shfaqjen tjetër të radhës, “Big Brother Shkodra 2”. Kjo komedi eshte shkruar nga aktori i humorit Besnik Çinari, i cili ndërkohë është edhe vete pjesë aktive e interpretimit në skene, së bashku me kolegët e njohur të humorit shkodran Zyliha Miloti, Zef Dedes, Rita Gjeka, Muhamed Çekini, Merita Smaja, Drande Xhaj, Anton Krosaj, etj.

Regjisori i kësaj komedie, Fatbardh Smaja, shprehet i kënaqur për përformacen që shfaqi trupa e dirigjuar prej tij në skenen e teatrit "Migjeni". Sipas tij, “Big Brother Shkodra 2”, shfaqja e kësaj radhe është krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja, ku përmes batutave pa fund, e mban publikun në mbi tre orë të mbërthyer në emocione dhe të qeshura. Krahas humorit, që zë edhe pjesën kryesore të komedisë, regjisori Smaja ka përfshirë në edhe elementë të tjerë, duke nxjerrë në skenë këngëtarët më të mirë të qytetit, per t'i dhënë një larmi më shumë shfaqjes.

“Vete kërkesat shumë të mëdha për bileta nga ana e spektatorëve, të cilat për javën e parë janë shitur shumë ditë përpara premierës, nuk ka nevojë për koment në lidhje me suksesin e kësaj komedie”, thotë drejtori i teatrit "Migjeni", Edmond Angoni, duke u shprehur njëkohësisht i kënaqur edhe për atmosferën entuziaste që ka përfshirë institucionin që ai drejton në këtë fillim sezoni.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›