Prokuroria: 17 vjet burg për Nazime Vishën, familja: Kërkojmë mëshirë, Fiqiriu abuzonte me të
TIRANE – Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 18-vjeçaren Nazime Visha, duke kërkuar dënimin e saj me 17 vjet burg, nën akuzën e vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça, më 13 gusht të 2012-ës.
18-vjeçarja shpërtheu në lot teksa dëgjoi kërkesën e organit të akuzës. Ajo pretendon se ka vepruar në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, pasi 45-vjeçari abuzonte prej vitesh me të.
Familjarët e Nazime Vishës kanë kundërshtuar pretencën e prokurorisë. Gjyshja e vajzës, Drita Visha i bëri apel trupës gjyqësore për mëshirë, pasi sipas saj, Nazimja e kreu krimin pasi nuk mund të duronte dhunën e Fiqiri Muçës.
Mbi Nazime Vishën rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Çështja gjykohet nga gjyqtari Gerd Hoxha.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 29 prill, në të cilën do të jetë fjala e palës mbrojtjes për të dhënë konkluzionet.
Ngjarja
Më datë 13 gusht të vitit të kaluar, Fiqiri Muça me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit pranë banesës së gjyshes së Nazime Vishës, në Krrabë të Tiranës. Sipas policisë, kjo e fundit ka pritur me të shtëna kallashi 45-vjeçarin, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike, ndërkohë që tronditi mbarë opinionin e vendit.
Pak kohë pas ngjarjes, 18-vjeçarja ka pranuar para forcave të policisë se ajo ka qenë autorja e ekzekutimit të 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe babai i pesë fëmijëve. Sipas përcaktimit të policisë, krimi ndodhi në datën 13 gusht, në orën 00:50, në fshatin Qendër-Krrabë.
Pak ditë pas ngjarjes, Nazime Visha ka pohuar në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se nuk ishte penduar për krimin që kishte bërë, pasi sipas saj “më mirë të rrinte në burg, sesa të bënte jetën që bënte jashtë”. Madje, 18-vjeçarja ka rrëfyer se 45-vjeçari i shkatërroi ëndrrat për jetën, duke i prishur edhe fejesën. “Nuk e vrava Fiqiriun se më përdhunonte, por se më ndau nga i fejuari. Unë kisha bërë gati edhe pajën, për t’u martuar në gusht”, ka rrëfyer 18-vjeçarja, Nazime Visha.
(er.nu/BalkanWeb)