KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në ndërtesa private, në 3 qarqe
TIRANË - Ngritja e qendrave të votimit në ndërtesa private në tre qarqe: Fier, Gjirokastër dhe Vlorë, është projektvendimi i miratuar të hënën me konsensus nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.
Akti i propozuar nga administrata zgjedhore parashikon që në total në këto tre qarqe të ngrihen 104 QV në ndërtesa private, 73 prej të cilave kanë qenë në të njëjtat objekte private; 9 QV kanë qenë në objekte private, por për këto zgjedhje është propozuar të vendosen në objekte të tjera private; ndërsa 22 qendrat e tjera propozohen të vendosen në ndërtesa private për herë të parë.
Nga informacionet e ardhura nga kryetarët e njësive vendore rezulton se në qarkun Fier janë propozuar për t'u ngritur 70 QV në ndërtesa private; në qarkun e Vlorës 29 QV; ndërsa në qarkun e Gjirokastrës 5 qendra votimi në ndërtesa private.
Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi gjithashtu dhe disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën elektorale.
(er.nu/ata/BalkanWeb)