E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton tur në Ballkanin Perëndimor. Zbardhet axhenda e vizitës në Tiranë

BRUKSEL- Shefja e diplomacisë Europiane, Katherine Ashton do të vizitojë Tiranën gjatë kësaj jave. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, ku thuhet se shefja e diplomacisë europiane do të nisë një vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, më pas Shqipërinë për ta përfunduar vizitën në Maqedoni. “Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, - deklaroi Ashton.

Zëdhënësja e Ashton, Koçijançiç zbardhi axhendën e Baroneshës në Tiranë. Mësohet se ajo do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama. Pas takimeve do të ketë edhe një deklaratë për mediat.

Sipas zëdhënëses Koçijançiç, në fokus të vizitës së Baroneshës Ashton në Ballkan është perspektiva evropiane e rajonit si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›