Prokuroria: 17 vjet burg për Nazimen, është autore e krimit, por jo kriminele
Tiranë- Prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtore të Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës gushtin e vitit të shkuar.
Gjatë leximit të pretencës sot në gjykatë, organi i akuzës kërkoi që Visha të dënohej me 16 vjet burg për vrasje, tre vjet për armëmbatje pa leje. Por në përfundim të gjykimit prokurori kërkoi 17 vite burg për Nazimen.
Në sallën e gjyqit prokurori i çështjes ka thënë se Nazimja është autore e një krimi, por nuk është kriminele, pasi sipas organit të akuzës 18-vjeçarja është abuzuar që në moshën 14 vjeçe.
Nazime Visha akuzohet për ‘vrasje me paramendim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Në datën 13 gusht Visha ka vrarë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, të cilën 18-vjeçarja me akuzën se ai e kishte përdhunuar dhe donte ta trafikonte.
Fiqiri Muça ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. Sakaq Nazmie Visha ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se ka kryer marrëdhënie seksuale në moshë të mitur.