Nata e gjate e “luftës” mes policisë e minatorëve
E premte, ora 23:50
Ndërhyrja e policisë ka degraduar deri ne përplasje fizike me personat qe qëndronin jashtë ambienteve te minierës ne mbështetje te 14 grevisteve. Forcat Renea kane shpërthyer derën e jashtme ne përpjekje për te hyre ne galeri dhe për te nxjerre me force minatorët e ngujuar.
E shtune, ora 04:40
Ne orët e para te mëngjesit trupat speciale arrijnë te zbresin ne nivelin e peste përmes një galerie anësore. Deri këtu mund te zbritej me ashensorin e pare, pasi i dyti mbahej i bllokuar nga grevistet. 2 prej tyre kane plasur kallëpe te vogla dinamiti, për te trembur forcat e policisë, por pa shkaktuar te lënduar. Forcat Renea kane kuptuar se ka qene e pamundur te zbrisnin ne nivelin 14 ku zhvillohej greva.
E shtune, ora 05:30
Pas tërheqjes nga operacioni policia ka shoqëruar ne komisariat 7 nga drejtuesit e grevës mes te cilëve dhe kreun e Sindikatës Kol Nikollaj. Ata janë marre ne pyetje për rreth dy ore.
E shtune, ora 08:00
Këshilli Sindikal arrin ne një marrëveshje me policinë qe minatorët te dalin nga greva brenda ambienteve te minierës. Kreu i Sindikatës Kol Nikolla dhe drejtori i Reneas Shemsi Premci kane zbritur ne nivelin e 14 ku u kane komunikuar grevisteve vendimin, duke i dhënë fund kështu grevës ne thellësitë e tokës, qe zhvillohej qe prej 27 ditësh.