Vijon djegia e mbeturinave ne Fier
Agjencia Rajonale e Mjedisit i ka kërkuar Bashkise se qytetit te gjobisë ne shuma te mëdha ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit për ndotjen e shkaktuar nga zjarri. Ndërsa vete drejtuesit e saj pohojnë se janë gjobitur tete punonjës me rrogën e tyre mujore, por zgjidhja do te ishte ndryshimi i fushës se mbetjeve urbane. Vite me pare kur u ndërtua fusha grumbullimit te mbeturinave ishte katër kilometra larg qytetit te Fierit, por shtimi i ndërtimeve rreth saj ka bere qe ajo te përfshihet brenda zonës se banuar. Sipas specialisteve, do te duhen edhe disa dite te tjera për te normalizuar situatën.